Shtatë persona janë vrarë të hënën, gjatë një sulmi në këmbimoren e Pakistanit në Karachi.
Militantët nga provinca Baluchistan e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, përmes një statusi në Twitter.
Shefi i policisë në Karachi, Ghulam Nabi Memon i ka thënë Reutersit se sulmuesit kanë përdorur granata dhe armë zjarri gjatë këtij sulmi, transmeton KOHA.
Kryengritja në Balochistan ka nisur vite më parë, shkaku i pakënqësive se pasuria në minerale dhe gaz në këtë provincë po përdoret në mënyrë të padrejtë nga provincat më të pasura dhe të fuqishme të Pakistanit.