Botë

175 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut dhe 5 të vdekur 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 175 raste të reja me COVID-19, dhe 5 të vdekur. 

Në Shkup janë raportuar 131, Kumanovë – 24, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-5, Strugë-2, Veles-4, Ohër-1, Gostivar-2, Sveti Nikole 1, ndërsa janë shëruar 18 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi COVID-19 kanë vdekur 5 persona, në mesin e tyre 3 në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar.