Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fauci: Kriza me koronavirus nuk ka përfunduar ende

Foto: Reuters

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka thënë se pandemia me koronavirus nuk “ka përfunduar ende”, derisa të njëjtën e ka përshkruar si “ankthin më të keq”.

“Në një periudhë prej katër muajsh ka shkatërruar gjithë botën”, ka thënë ai në një konferencë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Miliona e miliona njerëz janë infektuar në gjithë botën. Kjo konsiderohet të ketë ndodhur në periudhë shumë të shkurtër”, transmeton rel.

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, i ka bërë këto komente në një konferencë të organizuar nga Organizata për Bioteknologji Inovative.

Mirëpo pavarësisht pse ka pranuar se është befasuar nga shpejtësia e përhapjes së virusit, ai ka thënë se është i bindur që vaksina do të gjendet.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet amerikane kanë regjistruar mbi 1.9 milion persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, mbi 100,000 pacientë kanë vdekur.