Botë

Irani thotë se është i gatshëm për shkëmbimin e më shumë të burgosurve me SHBA-në

Irani është gati për shkëmbimin e të burgosurve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Abbas Mousavi, sipas Agjencisë së lajmeve Irna.

Michael White, veteran i arrestuar i SHBA-së në Iran që nga viti 2018, është liruar të enjten, si pjesë e marrëveshjes në të cilën SHBA-ja e lejoi fizicientin iranian-amerikan, Majid Taheri që të vizitojë Iranin, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

Marrëveshja erdhi dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara depërtuan një profesor iranian i burgosur në SHBA, për vjedhjen e sekreteve të tregtisë.

“Nëse ekziston mundësia për shkëmbim të të burgosurve, ne e kemi gatishmërinë për t’i liruar të burgosurit në Amerikë dhe t’i kthejmë ata në vendin e tyre”, ka thënë Mousavi.