Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni zyrtarisht kandidat i demokratëve për president

Foto: Reuters

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, zyrtarisht është i nominuari demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Bideni ka siguruar 1 mijë e 991 delegatët që i duheshin për t’u zgjedhur kandidat në garën me presidentin aktual Donald Trump.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bideni fitoi garën pas zgjedhjeve të mbajtura në shtatë shtetet amerikane gjatë së martës, transmeton KOHA.

Ai ka deklaruar se ishte nder që garoi me disa prej figurave më të njohura të partisë demokratike.

Ka thënë se deri në muajin nëntor do të kalojë kohën duke luftuar për secilën votë me qëllim që t’ia kthejë shpirtin e humbur shtetit amerikan.