Botë

Rastet e konfirmuara me koronavirus po rriten si asnjëherë më parë

Rastet e konfirmuara me koronavirus po rriten si asnjëherë më parë
Foto: Reuters

Rastet e reja me koronavirus po rriten si asnjëherë më parë në nivel botëror. Në prill rastet e reja asnjëherë nuk kanë arritur në 100 mijë brenda ditës, por që nga 21 maji vetëm në pesë ditë janë regjistruar më pak se 100 mijë raste të reja.

Këto të dhëna i ka paraqitur “Johns Hopkins University”, ndërsa janë interpretuar nga CNN. Numri më i madh i rasteve është regjistruar më 3 qershor, gjithsej 130 mijë e 400 raste.