Botë

Obama optimist se Amerika “do të bëhet me e mirë”

Obama optimist se Amerika “do të bëhet me e mirë”

Ish-presidenti Barack Obama tha se ai është optimist se Amerika "do të bëhet më e mirë", sepse të rinjtë janë të përfshirë në trajtimin e çështjeve që kanë çuar në organizimin e protestave në rrugë.

Obama mori pjesë në një tubim virtual në internet të organizuar nga organizata My Brother’s Keeper Alliance, që ai themeloi në vitin 2014 për të trajtuar çështjet që prekin të rinjtë afrikano-amerikanë.