Për herë të parë në dy muaj Spanja nuk ka raportuar për asnjë viktimë të re nga Covid-19, raporton Sky News.
Viktimën e parë nga koronavirusi Spanja e kishte regjistruar më 3 mars, dhe një muaj më vonë – më 2 prill kishte regjistruar numrin më të lartë të viktimave 950 persona të vdekur Brenda 24 orëve, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFernando Simon, shef i emergjencës shëndetësore të Spanjës, ka thënë se tani rezultatet janë inkurajuese, pasi ka vetëm 71 të infektuar në 24 orët e fundit.
“Jemi në një pozicion shumë të mirë në zhvillimin e pandemisë. Statistikat po ndjekin një trend, po shkojnë në drejtimin e duhur”, ka thënë Simon.
Gjithashtu edhe masat janë duke u lehtësuar dhe Spanja po i kthehet jetës normale.