Një sherif në Michigan i është bashkuar protestës në Flint Township të dielën, duke vendosur poshtë armën e tij dhe duke thënë “dua ta bëjë këtë paradë dhe jo protestë”.
Sherifi Chris Swanson ka folur me protestuesit të cilët ishin takuar me oficerët e policisë të veshur me rroba ‘kundër rebelimit’, raporton WEYI.
“Arsyeja e vetme që jemi këtu është të jemi të sigurte që ju keni zë, kjo është”, dëgjohet duke thënë Swanson në videot e publikuara në Twitter.
“Këta policë ju duan, policët këtej i përqafojnë njerëzit”, ka thënë ai.
Ai iu ka folur protestuesve të cilët ishin duke protestuar kundër brutalitetit të Policisë dhe vdekjen e George Floydit në Minneapolis.
Ai iu buzëqeshte dhe e përshëndeste turmën dhe iu përgjigj ftesës “ec me neve”. Kështu ai e bëri.
Njerëzit i postuan videot e Swansonit në rrjete sociale.
“Kjo është përgjigja e duhur nga Policia”, ka shkruar në Twitter Gwen Campbell.
Genesee County Sheriff (Flint, Michigan) Chris Swanson put down his helmet and baton and asked protesters how he could help.
— Rex Chapman?? (@RexChapman) May 31, 2020
The protesters chanted "walk with us" so the Sheriff joined — and walked alongside the protesters in solidarity.
Leadership.?❤️ pic.twitter.com/Vs3941C2o8