Botë

Vazhdon rritja e rasteve me koronavirus në Rusi

Vazhdon rritja e rasteve me koronavirus në Rusi

Rusia të dielën ka raportuar 9268 raste të reja me koronavirus, duke e rritur numrin total në 405.843, shkruan agjencia Reuters.

Zyrtarët rusë po ashtu kanë njoftuar se 138 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 4693. Rusia është një nga vendet që është prekur më së rëndi nga pandemia.