Botë

Moskës i dalin dyfish më shumë të vdekur nga COVID-19 pas rishikimit të rasteve

Autoritetet në Moskë kanë raportuar për dyfish më shumë të vdekur nga koronavirusi gjatë muajit prill sesa që ishin evidentuar në shifrën zyrtare.

Pas një rishikimi, Departamenti i Shëndetësisë ka njoftuar se në prill kanë vdekur 1 mijë e 561 persona – e jo 639 sa ishte raportuar më parë. Ky departament ka bërë të ditur po ashtu se ka përfshirë në listë edhe rastet më të diskutueshme të vdekjeve. Mediat kishin njoftuar se numri zyrtar ishte shumë më i ulët se ai real, por ishin akuzuar për publikimin e lajmeve të rreme, raporton KOHA.

Vetëm gjatë së premtes Rusia ka konfirmuar 232 vdekje, shifër kjo më e lartë deri më tani. Me 8 mijë e 500 raste të reja, Rusia u bë shteti i tretë më i goditur nga koronavirusi, me një bilanc të përgjithshëm prej 387 mijë të infektuarish.