Tre persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik i shtetit fqinj.
Nga 622 testime të realizuara, 26 kanë dal pozitive me COVID-19. Ndërkohë tre të vdekurit janë nga Shkupi, Tetova e Struga.
Në Maqedoni të Veriut në total janë regjistruar 2039 persona me COVID-19, prej tyre 119 kanë vdekur. Raste aktive janë 450.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo