Botë

Dy floktarë në Missouri të Amerikës konfirmohen me koronavirus, rrezikuan 140 klientë

Dy floktarë në Missouri të Amerikës konfirmohen me koronavirus, rrezikuan 140 klientë

Dy floktarë në një sallon në Missouri kanë ekspozuar 140 klientë ndaj Covid-19 duke punuar për tetë ditë pavarësisht simptomave të koronavirusit, thonë zyrtarët.

Departamenti i Shëndetit Springfield-Greene njoftoi të shtunën se një floktar u konfirmua pozitiv për koronavirus dhe mund të ketë ekspozuar 56 klientë në të njëjtin dyqan Great Clips, ku një tjetër floktar i infektuar potencialisht ekspozoi 84 klientë dhe shtatë bashkëpunëtorë.