Botë

Ndryshimet e festës së Bajramit të Madh në botë para dhe pas pandemisë

Rrugët e zbrazëta, parqet pa njerëz dhe objektet fetare të heshtura, e kanë përcjellë Bajramin e Madh sivjet shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Rrugët e Indonezisë, shtëpisë më të madhe të popullsisë myslimane në botë, zakonisht me rrugë të mbushura me qindra besimtarë që e falnin Bajramin, sivjet i kishte pushtuar heshtja.

Xhamitë indoneziane janë të mbyllura shkaku i pandemisë. Myslimanëve u është bërë thirrje që të luten në shtëpi, ani pse në disa pjesë të qyteteve u krijuan grupe të vogla në mëngjesin e Bajramit të Madh. Në qytetin Karachi të Pakistanit, stadiumi i sportit të polos çdo vit tubonte me mijëra besimtarë që e falnin Bajramin, por sivjet ishte i zbrazët.

Qeveria e Pakistanit ka lejuar që lutjet të mbahen në vende të hapura dhe ka kërkuar nga besimtarët që ta respektojnë distancën sociale. Sipas masave, personat nën moshën 12 dhe mbi 50 vjeç nuk u lejuan të merrnin pjesë në faljen e Bajramit. Në Kabul të Afganistanit, parku i lodrave që zakonisht mirëpriste qindra besimtarë, është mbyllur shkaku i pandemisë.

Në Afganistan janë konfirmuar 9 mijë raste dhe 205 vdekje me koronavirus. Kabuli është në izolim që prej 28 marsit, por masat nuk janë respektuar shumë nga afganët.