Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri vende të rajonit pa asnjë rast të ri

Në tri vende të rajonit nuk është paraqitur asnjë rast i ri me koronavirus, është bërë e ditur të shtunën.

Në Mal të Zi janë bërë 47 teste, ndërsa nuk është zbuluar asnjë rast me COVID-19. Sipas gazetës Vijesti në Mal të Zi aktualisht është vetëm një i sëmurë me koronavirus. Në Mal të Zi janë raportuar gjithsej 324 raste, ndërsa 314 janë të shëruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raste të reja nuk janë paraqitur as në Kroaci, ndërsa janë bërë 953 testime në 24 orët e fundit. Në respirator vazhdojnë të mbesin gjashtë pacientë. Në Kroaci nga COVID-19 janë prekur 2243 persona. 99 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Në Slloveni janë testuar 677 persona në 24 orët e fundit, ndërsa po ashtu nuk është regjistruar asnjë rast. Në Slloveni është vazhduar trendi pozitiv i dy javëve të fundit. Janë raportuar 105 të vdekur në Slloveni deri më tani.