Botë

Australia fton të rinjtë që të testohen ndërkohë që rihapja përshpejtohet

Australia fton të rinjtë që të testohen ndërkohë që rihapja përshpejtohet
Foto: Reuters

Shteti më i populluar i Australisë ka thënë të shtunën se ka regjistruar vetëm tri raste të reja me koronavirus një ditë më parë dhe ka kërkuar nga të rinjtë që të testohen ndërkohë që po përgatitet për të hequr edhe më shumë kufizimet në bare dhe restorante.

New South Wales, që përfshinë qytetin e Sydneyt, është shtëpi e gati gjysmës së 7100 të prekurve me koronavirus në Australi. Ky shtet planifikon të lejojë baret dhe restorantet të presin deri në 50 klientë që qëndrojnë ulur, prej 1 qershorit, nga dhjetë sa lejohen aktualisht.