Botë

Kuba vlerëson se dy ilaçe të prodhuara në këtë vend kanë ulur numrin e vdekjeve nga koronavirusi

Kuba vlerëson se dy ilaçe të prodhuara në këtë vend kanë ulur numrin e vdekjeve nga koronavirusi

Vendi i drejtuar nga komunistët, Kuba, ka thënë këtë javë se përdorimi i dy ilaçeve të prodhuara nga industria bioteknologjike e këtij vendi, ka zvogëluar hiper-inflamacionin te pacientët e sëmurë rëndë me COVID – 19 dhe kështu ka frenuar ndjeshëm numrin e vdekjeve të lidhura me koronavirusin.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar vetëm dy raste të vdekjes të lidhura me koronavirus në nëntë ditët e kaluara, ndërsa janë më shumë se 200 raste aktive në ishull. Kjo vlerësohet shenjë se autoritetet mund të kenë në kontroll përhapjen.