Botë

Sllovenia, vendi i parë i BE-së që shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

 Sllovenia, vendi i parë i BE-së që shpall fundin e epidemisë së koronavirusit
 

Qeveria e Sllovenisë njoftoi përfundimin e epidemisë së koronavirusit në vend, pasi autoritetet konfirmuan më pak se shtatë raste të reja të infektimit në dy javët e kaluara.

Sllovenia bëhet kështu vendi i parë që jep një njoftim i tillë në Bashkimin Evropian. Udhëtarët që mbërrijnë në Slloveni nga vendet e tjera anëtare të BE-së nuk do të duhet më të qëndrojnë në izolim për të paktën shtatë ditë.