Botë

11 mijë raste të reja me Covid-19 në Rusi, totali mbi 209 mijë

Foto: Reuters

Autoritetet ruse kanë konfirmuar të dielën se kanë regjistruar 11,012 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, raporton Reuters.

Me këtë shifër të re numri i të infektuarve në këtë vend shkon në 209,688.

Kurse dje janë regjistruar edhe 88 viktima në Rusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1915, transmeton KOHA.

Rusia tashmë ka lënë prapa Francën dhe Gjermaninë me numrin e të infektuarve, duke u bërë vendi i pestë me numrin më të lartë të të infektuarve.