Botë

Trumpi e Pence dalin negativë për koronavirus

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidenti Mike Pence, kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus, pasi një pjesëtar i ushtrisë amerikane që ka punuar në kampusin e Shtëpisë së Bardhë ishte infektuar.

Zyrtari ushtarak ishte identifikuar nga CNN si një ndihmës personal i Trumpit.

“Jemi njoftuar së fundmi nga Ekipi Mjekësor i Shtëpisë së Bardhë se një pjesëtar i Ushtrisë amerikane, që punon në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, ka dalë pozitiv për koronavirus. Presidenti dhe zëvendëspresidenti janë testuar negativë për virusin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë.