Botë

Britania e Madhe tejkalon Italinë për nga numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19

Britania e Madhe tejkalon Italinë për nga numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19
Foto: Reuters
 

Britania e Madhe ka tejkaluar Italinë për nga numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit, duke rritur kështu presionin mbi kryeministrin Boris Johnson, edhe vetë i prekur më herët, shkroi Reuters të martën.

Zyra Kombëtare e Statistikave të Britanisë (ONS), të martën njoftoi për më shumë se 7.000 vdekje në javën e fundit në Angli dhe Uells, duke e rritur totalin në 32.313.