Botë

Rritje e frikshme e të infektuarve në Rusi, brenda ditës mbi 10,500 raste me koronavirus

Rritje e frikshme e të infektuarve në Rusi, brenda ditës mbi 10,500 raste me koronavirus
Foto: Reuters
 

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus brenda një dite është rritur sërish në mënyrë kritike në Rusi. Brenda 24 orëve të fundit, vendi ka regjistruar 10,581 raste të reja, një rënie e lehtë kjo po të krahasohet me të dielën kur u konfirmuan 10,633 raste për një ditë.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend është rritur në 145,268. Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e koronavirusit në Rusi kanë humbur jetën 76 persona, ndërsa bilanci total i viktimave rritet në 1,356.