Botë

Spitali i Parmës mbyll pavionin për koronavirusin, gëzimi i mjekëve dhe infermierëve

Spitali i Parmës mbyll pavionin për koronavirusin, gëzimi i mjekëve dhe infermierëve

Një lajm i mirë erdhi këtë fundjavë nga Spitali “Maggiore” i Parmës në Itali, i cili mbylli pavionin 26, i përcaktuar për pacientët e infektuar me koronavirus.

Një video e regjistruar në pavion u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u publikuar më pas dhe nga kryebashkiaku i qytetit Federico Pizzarotti, për të përjetësuar gëzimin e mjekëve dhe infermierëve, transmeton mapo njoftimin.