Botë

Gati korona-pasaporta turistike brenda BE-së, OBSH-ja dhe disa ekspertë kundër

Gati korona-pasaporta turistike brenda BE-së, OBSH-ja dhe disa ekspertë kundër

Europianët mund të pajisen së shpejti me një dokument shëndetësor udhëtimi për brenda BE-së, të cilin ministrat e turizmit të vendeve anëtare e quajtën korona-pasaportë. Ky dokument do të bazohet mbi testimet aerologjike, por si OBSH-ja ashtu dhe shumë ekspertë janë shprehur kundër.

Europianët mund t’i kthehen turizmit pasi të jenë pajisur me një dokument sigurie shëndetësore, për të cilin ministrat e Turizmit të shteteve anëtare të BE-së ranë dakord të martën. Dokumenti, siç transmeton oranews, do të jetë i vlefshëm brenda bllokut. Ministri i Turizmit i Kroacisë, Gari Kapel tha se dokumenti, të cilin ai e quajti korona-pasaportë, i referohet pjesës së shëndetit dhe sigurisë së protokollit të udhëtimit.