Botë

Djali i Wesley Clarkut kishte paralajmëruar teorinë e Trumpit për injektim me dezinfektues kundër koronavirusit

Djali i Wesley Clarkut kishte paralajmëruar teorinë e Trumpit për injektim me dezinfektues kundër koronavirusit

Wesley Clark Jr., i biri i ish-komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, kishte paralajmëruar një muaj më parë se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të dalë me teorinë për injektim me dezinfektues kundër koronavirusit.

Sot gjatë ditës, Trumpi sugjeroi që injektimi i një dezinfektuesi si alkooli izopropyl në trup mund ta vrasë koronavirusin. Kjo megjithatë u kundërshtua menjëherë nga ekspertët shëndetësorë.