Shteti amerikan i Missourit ka paditur Qeverinë e Kinës dhe Partinë e saj Komuniste për, siç thanë zyrtarë të lartë, mashtrim të qëllimshëm që edhe çoi drejt shpërthimit të pandemisë.
“Qeveria e Kinës e gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të Covid-19, që e shkakton koronavirusi, dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Missourit, Eric Schmitt, duke shtuar se “Kina duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMissouri, shtet i udhëhequr nga Partia Republikane e Donald Trumpit, ngriti padi në gjykatën federale.
Kjo padi kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Missourit.
Në anën tjetër Kina e mohon fuqishëm mosmenaxhimin e krizës.
Rastet e para me koronavirus në Kinë janë shfaqur në fund të 2019-s e pas kësaj, shifrat u rritën dhe të prekurit numëroheshin në gjithë botën.
Mbi 2.5 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe mbi 177,000 kanë vdekur.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve me mbi 825,000, dhe të viktimave me mbi 45,000.