Botë

Lideri veri-korean në gjendje jo të mirë shëndetësore

Foto: Reuters

Lideri veri-korean Kim Jong-un, është në gjendje jo të mirë shëndetësore pas operimit, njofton CNN, bazuar në informatat e një zyrtari amerikan të inteligjencës.

Kim Jon-un lëshoi ditëlindjen e gjyshit të tij, të vdekur tashmë, që nxiti spekulimet për shëndetin e tij.

Për herë të fundit, ai është parë më 11 prill.

E përditshmja jug-koreane Daily NK ka deklaruar se Kim Jong-un i është nënshtruar një operimi kardiovaskular, si pasojë e duhanpirjes dhe se tash po e merr veten në vilën e tij në Hyangsan.