Botë

Presidenti i Tanzanisë s’e merr seriozisht koronavirusin, bën thirrje që ekonomia të ecë e njerëzit t’i luten Zotit

Foto: AFP
 

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, u ka bërë thirrje qytetarëve të shtetit afrikan që t’i kthehen Zotit dhe ta mbajnë ekonominë në lëvizje.

Por, derisa rastet janë shtuar, ka pasur thirrje që shteti të marrë masa më të ashpra, gjë që ai po e kundërshton, duke mos e marrë me seriozitet koronavirusin, raporton AFP-ja.