Botë

445 raste të reja me koronavirus në Serbi, në total 5.318

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka bëtë të ditur se në këtë vend janë shënuar edhe 445 raste të reja me koronavirus, njofton B92.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Serbi është rritur në 5.318 persona.

Po ashtu, është rritur edhe numri i të vdekurve si pasojë e Covid-19. Tashmë janë shënuar 103 vdekje.

Të shtrirë në spital janë 3.511 persona, kurse 120 prej tyre janë në respiratorë.