Botë

Zvicra së shpejti me masa të reja rreth koronavirusit

Zvicra së shpejti me masa të reja rreth koronavirusit

Qeveria e Zvicrës do ta zbulojë të enjten se si planifikon t'i zbusë masat për mbylljen e vendit - masa këto të vendosura për të ndaluar përhapjen e epidemisë së re të koronavirusit, raportojnë mediat zvicerane.

Ministri i shëndetësisë Alain Berset do ta tregojë planin trefazor për të filluar gradualisht me hapjen e bizneseve dhe shkollave të cilat kanë qenë të mbyllura për një muaj.

Sipas planit të Bersetit, kompanitë të cilat ofrojnë shërbime sikur frizerët apo fizioterapeutët do të lejohen të kthehen në punë prej datës 27 prill.