Botë

Bideni mohon pretendimet për sulm seksual ndaj ish-punëtores së tij

Bideni mohon pretendimet për sulm seksual ndaj ish-punëtores së tij

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka mohuar akuzat për sulm seksual ndaj një punëtoreje të tij rreth 30 vjet më parë si senator amerikan.

Tara Reade, e cila punoi shkurtimisht si asistente stafi e zyrës së Bidenit, kishte thënë se ish-shefi i saj e kishte mbështetur me forcë për muri dhe ia kishte futur duart nën këmishë e fustan.