Obama mbështet Bidenin për president: Joe ka karakterin dhe përvojën për të na udhëhequr

Obama mbështet Bidenin për president: Joe ka karakterin dhe përvojën për të na udhëhequr
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, do ta mbështesë ish-zv.presidentin, Joe Biden, për të fituar nominimin e Partisë Demokratike si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2020.
"Joe ka karakterin dhe përvojën për të na udhëhequr në një prej kohërave tona më të errëta dhe të na shërojë", tha Obama në një video 12-minutëshe të postuar sot në mediat sociale, raporton REL.
"Unë besoj se Joe i ka të gjitha cilësitë që na duhen për një president", tha Obama, duke e quajtur zgjedhjen e tij, që të garojë së bashku me Bidenin në vitin 2008, si një nga vendimet më të mira që ka marrë ndonjëherë.
Mbështetja nga Obama vjen një ditë pasi rivali i Bidenit në garën brenda demokratëve, senatori Bernie Sanders, tha se do ta mbështes ish-zv.presidentin në përpjekjen e tij për të mposhtur presidentin e SHBA-së Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Mbështetja e Sandersit, e cila ndodhi një javë pasi ai doli nga gara presidenciale, u konsiderua si një përpjekje për të konsoliduar Partinë Demokratike e cila është e ndarë në ideologji.
Ekzistojnë shqetësime se disa nga krahu i saj përparimtar nuk do ta mbështesin Joe Bidenin.
Bideni pritet ta marrë edhe mbështetjen e ish-presidentit Obama
Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, gjatë ditës pritet të marrë edhe mbështetjen e ish-presidentit Barack Obama, njoftoi CNN të martën.
Obama pritet t’ia ofrojë këtë mbështetje dhe të shpjegojë arsyet pse po e bën këtë përmes një video-mesazhi, kanë bërë të ditur burime pranë ish-presidentit.
Biden ishte zv.president në kohën kur Obama ishte president.
Dje, Biden mori mbështetje edhe nga senatori i Vermontit, Bernie Sanders.
Sanders u tërhoq ditë më parë nga gara brenda Partisë Demokratike, duke i hapur rrugë Bidenit të jetë kandidat për president të SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dosja “top-sekret”: Vrasësit e Khashoggit përdorën aeroplanë të princit saudit
Izraeli ndihmon me vaksina anti-COVID shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

Putin: Perëndimi synon ta destabilizojë Rusinë

Tre të burgosur në Turqi rreth ikjes së Ghosnit

Italia i kërkon përgjigje OKB-së rreth ambasadorit

FDA: Një dozë e vaksinës së “Johnson&Johnson”, efikase ndaj COVID-19

Policia sllovene gjen 13 imigrantë të fshehur në një kamion ku kishte mungesë oksigjeni

Kapet një rekord prej 23 tonësh kokainë në Gjermani dhe Belgjikë

Gjykata gjermane dënon ish-zyrtarin sirian të inteligjencës për pjesëmarrje në krime kundër njerëzimit

13 të vdekur e 725 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Blinkeni synon kthimin e SHBA-së në trupin e OKB-së për të drejta të njeriut
