Botë

Papa Françesku bën thirrje që njerëzit të mos frikësohen

Foto: Reuters

Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit të mos dorëzohen para koronavirusit, duke i quajtur “lajmëtarë të jetës në këtë kohë vdekjeje”.

Teksa po fliste në vigjilje të Pashkëve të shtunën në mbrëmje në Bazilikën e zbrazët të St Peterit, Papa ka kujtuar tregimin biblik të një gruaje që gjeti varrin bosh të Jezusit në ditën kur të krishterët besojnë se ai u ringjall.

“Edhe atë kohë, ka pasur frikë për të ardhmen dhe gjithçka duhej të rindërtohej. Një kujtim i dhimbshëm, shpresë e shkurtuar. Për ata, sikur për ne, ishte ora më e errët. Mos u frikësoni, mos u dorëzoni prej frikës: ky është mesazh shprese. Po na drejtohet neve sot”, ka thënë ai.

1.3 miliardë katolikë kanë mundur të përcillnin fjalimin e Papës përmes transmetimeve online.

Të dielën, Papa do të mbajë një fjalim për Pashkët në një ceremoni të mbyllur. Historikisht ky fjalim mbahej para masës në Sheshin St. Peter.