Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 1 783 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin brenda 24 orësh, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”
Kjo shifër, më e ulët se ajo e një ditë më parë (+1 973), e çon në 16 478 numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në SHBA, vendi që është më i prekur nga pandemia në botë pas Italisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër dy ditë rresht – të martën dhe të mërkurën – vendi ka përjetuar gati 2 000 vdekje në 24 orë, raportet më të këqija ditore në botë që nga shpërthimi.
Vetëm SHBA ka më shumë se një të katërtën e të infektuarve me Covid-19 të deklaruar zyrtarisht në botë, me mbi 460 000 në total, sipas ”Johns Hopkins”/ANSA.