Botë

Dr. Fauci: Nuk është e sigurt se koha e ngrohtë do ta dobësojë koronavirusin

Dr. Fauci: Nuk është e sigurt se koha e ngrohtë do ta dobësojë koronavirusin

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, tha të enjten se nuk është e sigurt nëse kërcënimi i koronavirusit që ka përfshirë botën, do të zbehet me ngrohjen e kohës në hemisferën veriore gjatë javëve të ardhshme.

Dr. Fauci tha në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC se me infeksione të tjera si gripi, kur ngrohet koha “aftësia e virusit për t’u shumëfishuar, për t’u përhapur, dobësohet”.