Botë

Përkeqësohet bilanci me koronavirus në Itali

Foto: Reuters

Numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Itali është rritur për 610 të enjten, nga 542 sa ishte një ditë më parë, dhe numri i rasteve të reja me infeksion po ashtu ka shënuar rritje me 4204 raste nga 3836 sa ishte një ditë më herët.

Numri i rasteve në ditë ishte më i larti që nga 5 prilli dhe zhgënjen popullin që u izolua nga 9 marsi, e që është në pritje të shenjave se sëmundja po ndalet.

Numri total i vdekjeve, që nga shpërthimi më 21 shkurt, ka arritur në 18279, kanë njoftuar autoritetet, raporton “Reuters”.

Numri i rasteve të reja ka shkuar në 143626. Italia është e treta në botë pas SHBA-së dhe Spanjës.

Të enjten 3605 persona ishin në kujdes intensiv, për dallim nga 3693 sa ishin të mërkurën – dita e gjashtë rresht për rënie të numrit të të sëmurëve në gjendje të rëndë.