Botë

CNN: Njerëzit po vdesin në korridore në një spital të Detroitit

Foto: Reuters

Stafi i Spitalit Sinai-Grace në Detroit ka treguar një histori tronditëse në lidhje me kushtet në të cilat punojnë me pacientë me koronavirus.

Spitali është aq i mbushur me pacientë sa stafi nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të vendosë katër në një dhomë, megjithëse është e zakonshme që të mos ketë më shumë se dy. Për shkak të mungesës së hapësirës, pacientët me respiratorë shtrihen në korridore ku përzihen me njerëz që sapo kanë ardhur për të kërkuar ndihmë për ndonjë arsye tjetër.

Infermierët thanë se panë që dy njerëz vdisnin në shtretërit në korridor. Një pacient vdiq sepse thjesht askush nuk kishte kohë ta arrinte për të parë se ai nuk kishte puls.

Miçigani është shteti i tretë më i madh amerikan me numrin e rasteve të infeksionit koronavirus. Më pak se një muaj më parë, ishin 300 prej tyre, dhe tani ka më shumë se 20.000. Problemi për spitalin Sinai-Grace është fakti që ndodhet pranë disa shtëpive pleqsh që janë infektuar gjithnjë e më shumë dhe po vijnë për ndihmë.

"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne i vendosim pacientët në salla operative, korridore dhe të gjitha hapësirat që mund të përdorim. Ne nuk dimë se sa më shumë mund të bëjmë. Njerëzit po mbarojnë energjinë", tha drejtori i spitalit Brian Taylor.

Katër anëtarët e stafit që folën në mënyrë anonime për CNN thanë se dëgjuan tinguj nga respiratorët në korridoret, por thjesht nuk u arrit të vizitojnë të gjithë pacientët, transmeton kp.

"Pacientët që janë në një gjendje shumë të rëndë dhe që kanë simptoma të dukshme të koronavirusit nuk mund të reanimohen, pasi janë në gjendje të dobët dhe rreziku i infeksionit është shumë i madh," thanë ata.

"Spitali duket si një zonë lufte. Pacientët janë kudo, gjithashtu pajisje. Ka kaos, mjekë dhe infermierë po vrapojnë përreth. Është e tmerrshme", tha një punonjës i spitalit.