Botë

Bernie Sanders suspendon fushatën për zgjedhjet 2020

Foto: Reuters

Senatori amerikan, Bernie Sanders, të mërkurën e ka suspenduar fushatën e tij për nominim nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një bisede online me stafin e tij, ka njoftuar kampi i tij përmes një komunikate, raporton Reuters.

Sanders planifikon t’i drejtohet mbështetësve të tij gjatë një paraqitjeje direkte më vonë, transmeton KOHA.