Botë

Kissinger: Bota s’do të jetë më kurrë e njëjta pas koronavirusit

Kissinger: Bota s’do të jetë më kurrë e njëjta pas koronavirusit

Ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger ka paralajmëruar se koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë.

Në një shkrim në “The Wall Street Journal”, Kissinger thotë se SHBA-ja duhet të mbrojë qytetarët e saj nga kjo sëmundje, derisa duhet që urgjentisht të fillojë punën për planet e një epoke të re.