Botë

Në Tajlandë, i infektuari me koronavirus pështyn në fytyrë një tjetër, dhe më pas vdes

Një video tmerruese po qarkullon në internet që shfaq një burrë të prekur me koronavirus i cili pështyn në fytyrë një tjetër udhëtar në Tajlandë, para se të hipte në një tren dhe të binte për vdekje.

Anan Sahoh, 56-vjeç, u testua pozitiv me koronavirus pasi u gjet i vdekur të martën në një tren që po shkonte nga Bangkoku në Narathiwat, ka raportuar “Metro UK”.

Para se të hipte në tren, Sahoh është parë nga kamerat e sigurisë teksa pështyn një burrë të paidentifikuar që po blinte bileta në stacionin e trenit në Bangkok, ka raportuar ky medium, transmeton KOHA.

Më pasi ai u testua për temperaturë, por që u konstatua se nuk kishte dhe hipi në tren, ku më pas u pa teksa villte dhe kollitej.

Sahoh më pas ra për toke para një tualeti, raporton më tej mediumi britanik.

Sipas këtij mediumi, personeli mjekësor ia bënë testet atij ku edhe u konfirmua se ishte i prekur me COVID-19.

Thakoon Intrachom, drejtor i Hekurudhave të Tajlandës, tha se tani janë në kërkim të personit që u pështy nga i infektuari.