Botë

Mbi 800 mijë të infektuar me koronavirus në botë, gati 40 mijë të vdekur

Foto: Reuters

Numri i të infektuarve me koronavirus në botë ka shkuar mbi 800.000, ndërkohë ai i të vdekurve është gati 40.000.

Bazuar në të dhënat e universitetit “Jons Hopkins”, deri në orët e pasdites, ishin 803.313 të infektuar, 39.014 të vdekur dhe 172.657 të shëruar.

SHBA-ja ka disa ditë që ka numrin më të madh të të infektuarve, 164.253. Numri i të vdekurve në këtë vend ka shkuar në 3.178.

Italia është vendi tjetër që ka mbi 100 mijë të infektuar.

Pa të dhënat e 24 orëve të fundit, Italia ka 101.739 të infektuar dhe 11.591 të vdekur, që në këtë statistikë e bën vendin më të goditur.

Spanja po i afrohet 100 mijë të infektuarve. Ka 94.417 të infektuar dhe 8.189 të vdekur.