Botë

Një 12-vjeçare në Belgjikë bëhet personi më i ri në Evropë që vdes nga Covid-19

Një vajzë 12-vjeçare nga Belgjika është bërë personi më i ri në Evropë, që ka vdekur pas infektimit me koronavirus.

Autoritetet në Belgjikë kanë thënë se fëmija deri më tani është personi më i ri, në mesin e mbi 700 viktimave që janë regjistruar në këtë shtet brenda 24 orëve, njofton Skynews.

Zëdhënësi i qendrës për kriza kombëtare, Emmanuel Andre ka thënë se ky është “një moment emocionalisht i vështirë, sepse përfshin një fëmijë por edhe pas shqetësimit që ka krijuar në komunitetin mjekësor dhe atë shkencor”.

Ende nuk është bërë e ditur nëse vajza ka pasur probleme paraprake shëndetësore.

Andre ka thënë se 98 persona kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkaktoi koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e dërguar në 705 numrin e të vdekurve në vendin me 11.5 milionë banorë.

Deri më tani është raportuar për 12,705 persona të infektuar me këtë sëmundje në Belgjikë.