Botë

Çfarë tregon koronavirusi për SHBA-në dhe presidentin e saj

Çfarë tregon koronavirusi për SHBA-në dhe presidentin e saj

Lule të freskëta në Memorialin e 11 shtatorit më nuk ka. Ky altar amerikan rëndom është i dekoruar me trëndafila, karanfila e flamuj të vegjël me yje e vija, është izoluar përbrenda kangjellave prej plastike. Broadwayi është në terr. Sistemi i metrosë i ngjason një treni fantazmë.

Anijet në Staten Island vazhdojnë ta prenë rrugën nëpër ujërat e trazuar të portit të New Yorkut, teksa kalojnë përgjatë “Zonjës së Lirisë” në hyrje e dalje të Manhattanit, por mezi me ndonjë udhëtar në bord.