Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar incident në konferencën për media, të shtunën, pasi sulmoi verbalisht gazetarin e NBC-së, Peter Alexander.
Trump u nervozua me gazetarin, pasi në fund të konferencës ai e pyeti presidentin nëse dëshiron t’u adresohet mijëra të infektuarve me koronavirus dhe miliona amerikanëve të shqetësuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dua të them se ju jeni një gazetar i dëshpëruar”, iu përgjigj Trump gazetarit.
Trump më pas nisi të përgjigjet në pyetjen e radhës, por iu kthye edhe një herë Alexanderit.
“Është një pyetje e mbrapshtë dhe ju po merreni me senzacionalizëm. Këtë po e bëni ju dhe televizioni juaj. A e dini çfarë do t’iu them? Më mirë kthejuni raportimit sesa të merreni me senzacionalizëm”, shtoi Trump.
Pak më vonë, në mbrojtje të Alexanderit doli gazetarja e CNN-it, Kaitlan Collins, e cila e pyeti presidentin amerikan nëse është pa shije të përlahet me gazetarët në kohë krize.
“Ai nuk është gazetar i mirë dhe në këtë kohë e kemi të vështirë të qëndrojmë së bashku kur duhemi të merremi me këso gazetarë të pandershëm”, iu përgjigj Trump gazetares.
NBC's @PeterAlexander asks Trump what he'd say to Americans who are frightened.
— Oliver Darcy (@oliverdarcy) March 20, 2020
Trump goes on rant against Alexander, says he asked a "nasty question," calls him a "terrible reporter" and attacks NBC and Comcast. pic.twitter.com/vZAk3M4mqR