Botë

Në Kinë s’raportohet asnjë i infektuar, për herë të parë që nga përhapja e koronavirusit

Foto: Reuters

Të enjten, Kina raportoi se nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me koronavirusin e ri, COVID-19, që shënon edhe herën e parë që kur nisi përhapja e virusit në fund të vitit të kaluar.

Komisioni i Shëndetit Kombëtar (KSHK) tha po ashtu se shkalla e rritjes ka rënë.

Lajmi ishte edhe një shenjë e suksesit të vendit në frenimin e përhapjes së virusit, dhe dëshira për ta shpërndarë këtë sukses me botën ishte shumë e madhe, raporton Reuters.

KSHK tha se të enjten vdiqën tetë persona nga COVID-19, duke e çuar kështu numrin total të vdekjeve në Kinë në 3,245. Por 819 pacientë u liruan në shtëpi në po të njëjtën ditë, tha më tej Komisioni, transmeton KOHA.

Zyrtarët thanë se presin që trendi në rënie zë vazhdojë.

“Presim që rastet e reja të zhduken kah mesi apo fundi i marsit”, tha Li Lanjuan, drejtor i Laboratorit Shtetëror për Diagnozë dhe Trajtim të Sëmundjeve Infektive në Kinë.

Zyrtarët sqaruan se, megjithatë, në Kinë janë raportuar 34 raste të reja, por që të njëjtit janë prekur nga persona që kanë ardhur nga jashtë.

Kina ka dërguar ekipe mjekësore në Itali, Iran e Irak, kurse ka dërguar ndihma me pajisje mjekësore dhe ndihma tjera në vende të ndryshme në Evropë e Afrikë.