Serbia të enjten ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale për dhe nga aeroporti i saj kryesor në Beograd, për herë të parë që nga viti 1999, pasi autoritetet shpallen gjendjen emergjente për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Aeroporti “Nikola Tesla” mbetet i hapur vetëm për fluturime humanitare dhe aeroplanë me leje speciale. Serbia tashmë ka ndaluar fluturimet për dhe nga aeroporti i Nishit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Që nga 19 marsi, të gjitha fluturimet komerciale për pasagjerë për dhe nga aeroporti ‘Nikola Tesla’ përkohësisht do të ndalohen… kalimi kufitar në aeroport përkohësisht do të jetë i mbyllur”, thotë komunikata, raporton Reuters.
Hera e fundit kur u ndaluan fluturimet për dhe nga aeroporti i Beogradit ishte më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë, transmeton KOHA.
Aktualisht, në Serbi janë 97 raste të konfirmuara me koronavirus, një rritje prej 8 personash nga dita e djeshme, nga 486 persona të testuar. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga virusi.
Të mërkurën, ushtria serbe u vendos nëpër kufij në pajtim me gjendjen emergjente të shpallur të dielën.