Tre të burgosur kanë gjetur vdekjen në burgun e Modenas në Itali, për shkak të revoltave që kanë shpërthyer për shkak të masave që janë marrë nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sipas Tgcom, dy të burgosur dyshohet se kanë vdekur për shkak të përdorimit të drogës, ndërsa një tjetër në rrethana ende të paqarta.
Ndërkohë, në burgun e Pavias dy gardianë janë marrë peng. Prej dy ditësh në burgjet italiane në veri të vendit kanë shpërthyer revoltat kundër masave parandaluese të Covid-19, shkruan “ora news”.
Italia ka ndaluar takimet e të burgosurve me familjarët, duke bërë që të burgosurit të shpërthejnë në revolta. Ndërkohë, në burgun e Pavias, dy gardianë u morën peng.
Atyre, gardianëve, të burgosurit u morën çelësat e qelive duke liruar të burgosurit e tjerë. Situata u normalizua pasi në vendin e ngjarjes mbërritën përforcime të policisë.
-
Italia në kaos nga koronavirusi, 6 të vdekur në burgje për shkak të pakënaqësisë për masat
-
Italia në kaos nga koronavirusi, 6 të vdekur në burgje për shkak të pakënaqësisë për masat
-
71 raste vetëvrasjesh të pacientëve të infektuar në Itali
-
Protesta të dhunshme në Itali kundër masave të reja ndaj pandemisë
-
E djathta ekstreme në Itali protesta ndaj Qeverisë për menaxhimin e Covid-19