Botë

“UN Women”: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik

“UN Women”: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik
 

25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB-ja publikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet. Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.

Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB-së që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas. Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit, UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konfliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.