Botë

Qeveria maqedonase anulon tubimet publike deri më 6 mars shkaku i koronavirusit

Qeveria maqedonase anulon tubimet publike deri më 6 mars shkaku i koronavirusit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut rekomandon anulimin e të gjitha tubimeve masive publike, si masë parandalimi për koronavirusin.

Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, varësisht prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut, raporton Alsat.