Botë

Dje nga Covid-19 në Kinë vdiqën 52 persona, shifra më e ulët në tri javë

Dje nga Covid-19 në Kinë vdiqën 52 persona, shifra më e ulët në tri javë

Pekin, 26 shkurt – Autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan sot për 52 vdekje të tjera nga koronavirusi, por që është shifra më e ulët për më shumë se tri javë, çka e çon në 2 715 numrin e përgjithshëm të viktimave.

”Të gjitha rastet e reja me humbje jete janë në Hubei, provinca që është epiqendra e sëmundjes, ku janë regjistruar edhe 401 nga 406 rastet e reja me persona të infektuar”, njoftoi Qendra Kombëtare kineze e Shëndetësisë.